Nepal, rrëzohet avioni me 15 vetë në bord

24/08/2010 09:35

Një avion i kompanisë “Agni Air” me 15 persona në bord është rrëzuar pas ngritjes nga aeroporti i Katmandusë në Nepal.

Sipas një zëdhënësi të shoqërisë, gjatë përplasjes, moti ishte shumë i keq. 6 prej personave në bord janë të huaj, 4 amerikanë dhe një japonez ndërsa kombësia e një tjetri nuk dihet ende.

Skuadrat e shpëtimit nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer dhe kohës së keqe. Dy vjet më parë, 18 persona, mes të cilëve 12 turistë gjermane, vdiqën në një aksident të ngjashëm në Lukla. 

Top Channel