Meksikë, tërmet 6.1 ballë në det

24/08/2010 09:00

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë ka tronditur Meksikën.

Epiqendra është lokalizuar në det, 290 km në jugperëndim të qytetit Puerto Vallarta. Lajmin e bën të ditur Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

Për momentin nuk ka të dhëna për njerëz të vdekur apo të plagosur. Meksika është një nga vendet me aktivitetin më të madh sizmik në të dy kontinentet amerikane.   

Top Channel