Lufta bërthamore, Kastro i shqetësuar

24/08/2010 17:35

Ish presdienti Fidel Kastro ka takuar një grup shkencëtarësh kubanezë për të biseduar me ta mbi rrezikun dhe pasojat e një lufte bërthamore, konflikt të cilin e quan shumë të afërt nëse SHBA-të sulmojnë Iranin.

Në mbledhje kanë marrë pjesë katër shkencëtarë, mes të cilëve djali i Fidel Castro, Diaz-Balart.

Më pas ish lideri kubanez i ka kërkuar presidentit amerikan Barack Obama të mos sulmojë Iranin, duke theksuar se në këtë mënyrë do ta falenderojnë edhe “miliarderët dhe Izraeli”.

Top Channel