Kina preket nga stuhija tropikale

24/08/2010 09:15

Kina është prekur nga stuhija e pestë tropikale e sezonit.

“Mindulle” e shoqëruar nga shira të furishëm dhe erëra me shpejtësi të madhe, është përplasur me gjirin e Beibus në kinën jugore në orën 5 me atë lokale dhe tashmë po ushëton drejt Vietnamit.

Deri tani anë anuluar 6 fluturime në Sanya në ishullin Hainan, ndërsa 200 pasagjerë dhe 300 autovetura janë bllokuar në këtë ishull. Stuhija tropikale “Mindulle” në gjuhën koreane do të thotë, “Dhembi i luanit”.

Top Channel