Jemen, vriten katër anëtarë të Al Kaedës

24/08/2010 12:50

Katër anëtarë të Al Kaedës kanë mbetur të vrarë gjatë luftimeve me ushtrinë e Jemenit në Loder, në jug të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Jemenit. Me këto viktima shkon në 33 bilanci i të vdekurve që nga nisja e përleshjeve në Loder.

Shumë dëshmitarë thonë se këta persona kanë kryer krime të shumta gjatë kohës së përleshjeve.

Top Channel