Irak, 50 mijë ushtarë amerikanë

24/08/2010 10:50

Numri i ushtarëve ende të pranishëm në Irak ka zbritur në 50 mijë, ashtu sikurse pati vendosur presidenti amerikan Barack Obama.

Lajmin e ka dhënë nëpërmjet një komunikate ushtria amerikane në Bagdad. Nga fillimi i shtatorit, këto forca do të nisin operacionin “Agimi i Ri”.

Përpara deklarimit të tërheqjes së trupave luftuese, njësitë amerikane në Irak ishin 165 mijë.

Top Channel