Akuza të reja mbi Efraim Diverolin

24/08/2010 12:10

Efraim Diveroli është shumë larg zgjidhjes së problemeve të tij me drejtesinë. Kreu i kompanisë AEY që merrte municione nga Gerdeci, ka përfunduar prapa hekurave, këtë herë me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Lajmin e percjell serish gazeta prestigjoze Neë York Times, e para qe ekspozoi skandalin e tregtise se fishekeve shqiptare me origjinë kineze që dërgoheshin në Afganistan të blerë me dollarë amerikanë.

Tregtari 24 vjecar i armeve, njeriu qe siguroi nje kontrate 300 milione dollareshe me Pentagonin per blerje dhe dergim te municioneve ne Afganistan, vetem per ta kthyer ate ne nje rast te paster kriminal, thote ‘New York Times’, eshte ndaluar nga policia ne Florida ku perballet me te akuza te reja federale.

Pas nje seance te shkurter degjimore ne Gjykaten Federale te Orlandos, Diveroli u dergua ne qeli pa te drejte dorezanie. Akuzat e ngritura ndaj tij, sipas gazetes, kane duket per qellim mbajtjen nen arrest te 24-vjecarit nderkohe qe priten rezultatet e hetimit per trafik të paligjshëm armësh drejt Afganistanit.

Diverolit, qe nuk ka me licence per shitje armesh, nuk i lejohet mbajtja e armeve te zjarrit ndersa eshte nen mbikqyrjen e policise. Ai e ka pranuar sakaq se bashke me punonjes te tjere te kompanise se tij, “AEY Inc” me seli ne Majemi, kishin planifikuar te shiste arme ushtarake kineze. Diverolit i eshte marre deshmi edhe nga prokuroria shqiptare në lidhje me Gërdecin.

Diveroli, shkruan gazeta, sapo kish arritur moshen e pirjes se alkoolit kur siguroi ne 2007 nje kontrate gjigande me Pentagonin per te blere municione nga depot e ish bllokut lindor e per t’i derguar ato ne Afganistan. Ne 2008, sic treguan hetimet e ‘New York Times’, ai po dergonte ne lufte kallashnikove dhjeteravjecare dhe mbajti te fshehte faktin qe fisheket nga Shqiperia, ishin prodhime te vjetra kineze. 

Top Channel