Të shtëna te zona e ish-Bllokut, një i plagosur

23/08/2010 10:00

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak para mesnatës në zonën e ish Bllokut këtu në Tiranë, kur dy grupe të rinjsh hapen zjarr me pistoleta kundër njëri-tjetrit në një pikë bastesh duke terrorizuar banorët dhe kalimtarët që ndodheshin aty.

Nga perplasja mbeti i plagosur ne kembe nje person i cili u dergua ne spital. Pas ngjarjes grupet e te rinjve u larguan me makine ndersa policia po punon per identifikimin e tyre.

Autoritetet e rendit deri tani nuk kane dhene detaje te tjera ne lidhje me kete perplasje me arme qe eshte e dyta brenda kesaj jave ne kryeqytet.

Top Channel