Shpërthim në Pakistan, vriten 8 civilë

23/08/2010 12:55

Dhuna në Pakistan nuk njeh kufij. Të paktën 8 persona, anëtarë të një tribuje kanë humbur jetën në një atentat në krahinën ë Kurramit.

Atentati kishte si qëllim shënjestrimin e anëtarëve të tribusë në një shkollë të qytetit Khomta.

Shpërthimi u shkaktua nga një bombë e komanduar në distancë. Ky është akti i parë terrorist që pas përmbytjeve të mëdha që prekën Pakistanin, ku u përfshinë edhe zonat perëndimore ku veprojnë talebanët.

Top Channel