Pakistan, alarm për të tjera përmbytje

23/08/2010 09:55

Alarm për përmbytje të reja në Pakistan, në jug të vendit.

Një valë tjetër e motit të keq pritet të godasë zonën, duke rrezikuar jetën e shumë njerëzve të tjerë. Deri më tani kanë vdekur 1600 persona dhe 20 të tjerë janë prekur nga fatkeqësia natyrore.

Autoritetet e provincës jugore të Sindh thonë se përmbytjet kanë goditur të paktën katër qarqe duke detyruar evakuuimin e 200 mijë personave në 24 orët e fundit.

Top Channel