Nishani, inspektim në burgje

23/08/2010 16:00

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani ka vlerësuar pas një inspektimi në burgun e Fushë – Krujës, se primare në institucionet e riedukumit, duhet të jetë arsimimi i të burgosurve, që kur të rikthehen në shoqeri pas dënimit të jene të afte të bashkëjetojnë me komunitetin pa kryer krime.

“Procesi i rehabilitimit është shumë i rëndësishëm, në mënyrë që këta persona të mos kthehen më në kontigjent krimi. Ne po investojmë që të dënuarit të kenë mundësi të arsimohen”, tha Nishani.

Kreu i drejtesise beri nje thirrje ndaj drejtuesve te ketyre institucioneve, se do te arrestohet cdo kush qe nuk respekton etiken, edhe pse vleresoi se trajnimi i tyre eshte bashkekohor.

“Eshte nje pjese e trajnuar e mire, qe ofron te gjithe parametrat e sigurise. Per ndivide te vecante qe ne kundershtim me moralin dhe ligjin perfshihen ne veprimtari te dyshimta do te kete masa ligjore”, u shpreh Nishani.

Per Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve, po ecet ne rruge te mbare per te mos patur me probleme me mbipopullimin ne burgje. Gazmend Dibra tha se, burgjet do te vazhdojne te rrisin kapacitetet e tyre.

Burgu i Fushe Krujes, eshte i sigurise se larte, ku vuajne denimet nje pjese e madhe e atyre qe jane denuar me burgim te perjetshem apo me denime te renda. Eshe nje ndër burgjet me kapacitetin me te madh ne vend.

Top Channel