Kili, 33 minatorë të bllokuar prej 3 javësh

23/08/2010 13:45

Forcat e shpëtimit në Kili po përgatiten të nisin një operacion për te furnizuar me ushqime dhe ilace 33 minatorët e bllokuar në një minierë prej rreth 3 javësh.

Sipas zyrtarëve, operacioni i shpëtimit do kërkojë shumë kohë, rreth 4 muaj, prandaj ushqimet dhe ilacet do t’i ndihmojnë ata të qëndrojnë gjallë për një kohë sa më të gjatë. Ndërkohë, gjithë mediat kanë publikuar një letër të shkruar nga minatorët ku thuhet, “33 prej nesh janë në gjendje të mirë”.

Në kanalin CNN ka zënë vend historia e minatorit Mario Gomez, i cili i ka shkruar bashkëshortes. ”E dashur Lila unë jam mirë falë Zotit dhe shpresoj të dal sa më shpejt. Durim dhe besim. Zoti është i madh. Thuaju të gjithëve se unë jam mirë”, shkruan minatori.

Minatorët janë bllokuar që në datën 5 gusht pas një shpërthimi në minierën e bakrit, 2300 metra poshtë sipërfaqes. Miniera ndodhet në zonën e San Esteban pranë qytetit të Copiapos në rajonin e Atacama në Kilin verior.

Top Channel