Jemen, vritet lideri i Al Kaedës

23/08/2010 16:30

Një i dyshuar si kreu i Al Kaedës është vrarë gjatë përleshjeve që filluan mëngjesin e sotëm mes ushtrisë jemenite dhe disa personave të armatosur në qytetin e Loder, në provincën e Abjanit, në Jemen.

Militanti Adel Saleh Hardaba, 27 vjeç, ishte zëvendëskomandanti i guerrilasve të Al Kaedës në qytet.

Të paktën 29 persona, mes së cilëve 8 militantë të organizatës terroriste dhe 11 ushtarë, kanë mbetur të vrarë gjatë përleshjeve, të filluara të premten e shkuar.

Ushtria bombardoi shtëpitë e përdorura nga militantët si baza për të filluar sulmet e tyre.

Top Channel