Festa në malin e Tomorrit

23/08/2010 17:50

Në malin e Tomorrit është zhvilluar festa e njohur e besimtarëve bektashi. Në ceremonitë e zhvilluara kanë marrë pjesë edhe ministrat Basha dhe Pollo.

Ata kanë vizituar të qenë e Kulmakut në malin e Tomorrit të shoqëruar nga prefekti i qarkut.

Më pas ministrat uruan në teqenë e Kulmakut kryegjyshin e bektashinjëve Baba Reshat Bardhin për festën.

Në sheshin përpara teqesë ku ishin mbledhur qindra pelegrinë të radhës ministrat uruan që festa të kalohet sa më mirë, ndërkohë që e cilësuan festën e Kulmakut si një mundësi tepër të mirë për zhvillimin e turizmit në këtë qark.

Basha e Pollo u shprehën se në këtë mënyrë qarku i Beratit promovon dhe një nga vlerat e tij më të mira siç është zhvillimi i turizmit malor, ndërkohë që premtuan se shumë shpejtë dhe rruga Gjerbëz-Kulmak do të rregullohet, pjesë e aksit të rëndësishëm Skrapar-Tomorr, e cila aktualisht ka ngelur ende e pandërtuar.

Pëfundimi i ndërtimit të kësaj rruge do të bëjë të mundur që në të ardhmen më shumë vizitorë do të vijnë në këtë zonë duke e shijuar Tomorrin, jo vetëm gjatë ditëve të peligrinazhit.

Top Channel