“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Ekspertë të së drejtës ndërkombëtare dhe analistë politikë, vlerësojnë ndryshe për atë që mund të ndodhë në mes të shtatorit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kur pritet që të diskutohet për projekt-rezolutën e Serbisë.
Ligjëruesi i së drejtës ndërkombëtare, Fejzulla Berisha, thotë se, shteti serb përmes kësaj projekt-rezolute po tenton t’i hyjë çështjes së statusit politik të Kosovës.
Por, ai, as nuk e con ndërmend se në këtë Asamble mund të ndodhë miratimi i rezolutës serbe, kështu siç është.
“Çështja e pavarësisë së Kosovës është e përfunduar. Italianët i thonë “finere – finato”. D.m.th bashkësia ndërkombëtare ka investuar për ditët e sotme që Kosova të jetë e pavarur, në sofrën e familjeve ndërkombëtare”, thotë Berisha.
Por, për analistin politik, Ramush Tahiri, miratimi i kësaj projekt-rezolute të Serbisë, të pamodifikuar, synon që Asambleja e Përgjithshme të nxisë dialog, qoftë edhe për statusin politik, ndërmjet Serbisë dhe shqiptarëve, e jo Kosovës si shtet.
“Kosova përmes miqve ose shteteve të rajonit të ketë një rezolutë të sajën, e cila do të koncentrohet në dy pika. E para: që mendimi i Gjykatës të mirret si i mirëqenë. Dhe, e dyta: që duhet të happen bisedimet, edhe me prezencën ndërkombëtare, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy subjekte të barabarta”, tha Tahiri.
Tahiri dhe Berisha, në këtë drejtim, e shohin të rëndësishëm presionin që po e bëjnë vendet e fuqishme që Serbia të ndryshojë projekt-rezolutën, në mënyrë që të hiqet nga teksti pjesa ku përmendet statusi politik i Kosovës.
Sido që të jetë, në anën tjetër janë drejtuesit e institucioneve vendore, që shprehen se Kosova do të ngadhnjejë edhe kësaj here.
Këtë e dëshmon edhe optimizmi i kryeministrit Hashim Thaçi, i cili, ndonëse pyetet për gjëra tjera, nuk ngurron perherë që të përgjigjet:
“Do të fitojmë edhe në Asamblenë e Përgjithshme”, u shpreh Thaci.
Top Channel