Basha: Hetim Bollanos

23/08/2010 15:10

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka deklaruar se nuk duhet të tolerohet asnjë person që bllokon rrugën, pavarësisht pozitës, shoqërore dhe politike që ka ai.

Ai ka vënë në vëmendjen e strukturave të policise se Vlores, ku kohët e fundit ka patur disa raste te bllokimit te rrugeve, se kane mbeshtjen e Ministrisë se Brendshem per te nderhyre ne cdo rast dhe per te cuar para drejtesise cdokend qe bllokon rrugen. Sipas tij strukturat e antiterrorit, jo vetem ne Vlore por edhe ne qarqe te tjera te vendit duhet t’i ndjekin keto ceshtje me perparesi. Basha ka kerkuar te ndalohen jo vetem ata qe bllokojnë rrugen, por edhe frymezuesit e tyre.

“Në cdo rast të ndërhyhet me forcën e ligjit dhe përgjegjësit të vihen para ligjit. Nuk do te tolerohet asnjë bllokim i rrugëve publike dhe kjo ceshtje duhet trajtuar me prioriret. Forcat e antiterrorist duhet te godasin personat pergjegjes dhe personat frymezues pavaresisht pozites se tyre shoqerore apo politike”, tha Basha.

Ministri i Brendshem ka vleresuar ne Vlore, punen e bere per goditjen e kultivimit te bimeve narkotike, si edhe ka kerkuar qe qarqet e tjera te marrin shembullin nga ky qark persa i perket aksioneve kundrejt ndotjes akustike.

Top Channel