Alarm te Ambasada Amerikane

23/08/2010 15:55

Një person tentoi të vetëdigjej para godinës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë pasi iu mohua pritja nga punonjesit e ambasades.(UPDATE)

Sipas policise se Tiranes autori i prishjes dhe rendit e qetesise publike eshte 26-vjecari Bledar Arapi nga Fieri dhe banues ne Tirane. Zyrtarisht sipas policise i riu eshte perdorues i lendeve narkotike dhe ne momentin qe ka ndermarre kete akt ishte ne gjendje te rende depresive.

Behet e ditur se i riu fierak pas marrjes se deklarates pyetjes ne komisariatin numer 1 dhe trajtimit mjekesor ne spital eshte derguar ne banesen e tij. Ngjarja ndodhi sot pak para mesditës kur i riu i identifikuar si Bledar Arapi 24 vjec kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes. I riu mbante në dorë një shishe me benzinë dhe një cakmak. Mësohet se ai kërkoi të fliste me mediat para se të kryente krimin ndaj vetes.

Pasi i eshte komunikuar se sot nuk mund te pritej nga punonjes te ambasades per efekt dokumentacioni, i riu pas disa minutave eshte shfaqur me shishen e benzines ne duar dhe cakmakun duke kercenuar se do t’i jepte fund jetes.

Por policia dhe roje të sigurisë së ambasadës arritën ta ndalojnë Arapin duke shmangur kështu një vetëvrasje të mundshme. I riu eshte derguar ne drejtorine e Policise se Tiranes. Nga ana e saj policia e Tiranes deklaron se ka derguar materialet hetimore ndaj 26-vjecarit duke e vene nen akuze per prishje te rendit.
 

Top Channel