LSI: PS të bashkëpunojë për reformat

22/08/2010 15:50

Lëvizja Socialite për Integrim i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, duke i kërkuar të jetë aktive për reformat në dobi të vendit.

“Qëndrimet e Partisë Socialiste kanë qënë bllokuese dhe në mungesë të plotë të alternativave. E megjithatë, ne shprehim besimin dhe urojmë njëkohësisht, që lidershipi i opozitës, të kthehet në rrugën e arsyes, të heqë dorë nga politika e vjetër e konflikteve artificiale e të paqëna, si dhe të shtrëngojë fort dorën e shtrirë të mazhorancës, për të bashkëpunuar për reformat e rëndësishme në të mirë të vendit”, u shpreh në një deklaratë për shtyp sekretari për marrëdhëniet me publikun, Ardit Cela.

Nga ana tjëtër, deputetja socialiste, Englantina Gjermeni ka hedhur poshtë cdo formë bashkëpunimi pa u bërë transparenca e zgjedhjeve.

“Transparenca e zgjedhjeve, e plotë dhe pa humbur më kohë është kushti i bashkëpunimit me palën tjetër. Zgjedhet e 28 qershorit nuk i prishi Kodi Zgjedhor por pushteti që vodhi votat dhe pengoi transparencën e kutive duke shkelur kushtetutën. Ta harrojë bashkëpunimin për një reformë të re ligjore, kush nuk ka kurajo të ulet në tryezën e hetimit të të gjitha shkeljeve të ligjit ekzistues zgjedhor”, theksoi ajo.   

Top Channel