Irani prezanton avionin bombardues pa pilot

22/08/2010 13:45

Irani sfidon sërish botën duke vazhuar prezantimin e mjeteve luftarake. Presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka prezantuar avionin e parë bombardues pa pilot të ndërtuar në Iran.

Sipas televizionit shtetëror, avioni quhet “Karrar” dhe përbëhet nga një motor turbo si dhe transporton disa lloje municionesh.

Gjatësia e tij arrin deri në 4 metra dhe mund të përshkojë distanca të mëdha me shpejtësi të madhe. Inaugurimi u krye ditën kombëtare të industrisë së mbrojtjes iraniane.

Top Channel