Elbasan, 15 adoleshentë në spital nga helmimi

22/08/2010 16:20

Mbi 15 adoleshentë janë shtruar në spitalin rajonal të Elbasanit me simptoma të forta të helmimit ushqimor.

Ata janë duke u trajtuar nga mjekët prej së enjtes. Të rinjtë thonë se dyshojnë të jenë helmuar nga konsumimi i ushqimeve në një ‘fast food’ pranë kombinatit të drurit në lagjen “Shën Koll” ku edhe banojnë.

Mendohet qe te rinjte e helmuar nga ushqimi te jene me shume per shkak se nje numer me i madh kane lene spitalin dhe shkojne atje vetem per mjekim. Prinderit e adoleshenteve shprehen te indinjuar. Numri helmimeve ushqimore gjate sezonit veror eshte i larte per shkak te shkeljes se rregullave ne ruajtjen dhe tregetimin e ushqimeve.

Top Channel