Bashkia “rrezon” Vokshin

22/08/2010 13:10

Një ditë pas akuzës së deputetes demokrate Albana Vokshi ndaj kryebashkiakut Edi Rama, Bashkia e Tiranës tha se deputetja Vokshi shpif. Sepse firma në fjalë, sipas Bashkisë, thjesht nuk ka marrë asnjë leje ndërtimi në Tiranë.

“Zonja Vokshi njësoj si të gjithë pushtetarët që akuzohen me prova konkrete për korrupsion tregoi një përrallë me leje ndërtimi. Por duke kërkuar të tregohet origjinale tha se Edi Rama i ka kërkuar rryshfet 100 mln euro. Mesa duket kjo mund të jetë arsyeja që i gjen zonja faktit se firma e letrave që ajo tund përpara ekraneve s’ka marrë kurrfarë leje ndërtimi. Këtë shpifje të rradhës Bashkia e Tiranës do t’ua cojë organeve të drejtësisë”, tha zëdhënësi i bashkisë, Florian Serjani.

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët Edi Rama bëri një premtim elektoral, kur tha se me ardhjen ne pushtet, socialistet do te realizojne transparencen me te madhe te 20 viteve te fundit per lejet koncensionare dhe per gjithcka ka te beje me grabitjen e pasurise publike nga bizneset e lidhura me politiken.

Top Channel