Rusi, vritet organizatori i sulmeve në metro

21/08/2010 13:30

Komiteti kombëtar anti-terror i Rusisë thotë se forcat e sigurisë kanë vrarë militantin Magomedali Vagabov, i dyshuar për organizimin e sulmeve vetëvrasëse me bomba në metron e Moskës, në muajin mars të këtij viti.

Sipas njoftimit të Komitetit, Vagabov ishte në mesin e pesë militantëve të vrarë në përleshjet në fshatin Gunib në Dagestan.

Nga sulmet me bomba, të kryera nga dy femra vetëvrasëse, më 29 mars, ishin vrarë 40 vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë.

Top Channel