Pakistan, 500 mln dollarë ndihma për përmbytjet

21/08/2010 12:00

Donatorët kanë dhënë afro 500 milionë dollarë për viktimat e vërshimeve shkatërruese në Pakistan.

Sipas OKB-së, është llogaritur se në Pakistan kanë arritur 490.7 milionë dollarë, ndërsa janë premtuar edhe 325 milionë dollarë të tjerë.

Nga vërshimet shkatërruese në Pakistan, vlerësohet se janë prekur 20 milionë njerëz.

Kombet e Bashkuara kishin bërë thirrje për ndihmë të menjëhershme prej 460 milionë dollarë.

Top Channel