Negociatat, Mubarak pranon ftesën e Obamës

21/08/2010 13:00

Presidenti egjiptian Hosni Mubarak ka njoftuar se ka pranuar ftesën e presidentit amerikan Barak Obama për të marrë pjesë në hapjen e negociatave të paqes.

Takimi i ardhshëm i negociatave direkte izraelito-palestineze është parashikuar më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas të përditshmes “Al Ahram”, Mubarak ka shprehur kënaqësinë për komunikatën e katërshes SHBA, Rusi, BE dhe OKB për rinisjen e negociatave, duke shpresuar për një marrëveshje paqeje.

Top Channel