Korcë, Berisha përuron një segment rrugor

21/08/2010 14:30

Kryeministri Sali Berisha përuroi një prej segmenteve më të rëndësishme të unazës veriore të qytetit të Korçës, segmentin nga Varrezat e Qytetit të Kryqëzimi i Ersekës.

Bëhet fjalë për një investim të buxhetit të shtetit me vlerë rreth 137 milionë lekë. I shoqëruar nga deputetë dhe ministra të qarkut të Korcës, kreu i qeverisë premtoi se se investimet në infrastrukturë dhe në sektorë të tjerë si për Korçën ashtu edhe për qytetet e tjera të vendin, do të shtohen gjithnjë e më shumë.

Sipas tij, kjo do ta bëjë Korcën dhe Shqipërinë një vend të frekuentuar nga turistë të shumtë, si në bregdet ashtu edhe në zonat malore, të cilat janë po aq të bukura dhe me potenciale, sa edhe bregdeti.

Top Channel