Kinë, rritet numri i shkatërrimeve gjeologjike

21/08/2010 11:50

Në Kinë në shtatë muajt e parë të vitit 2010 janë regjistruar 26.000 shkatërrime gjeologjike, 10 herë më shumë krahasuar me vitin 2009.

Shkatërrimet kanë shkaktuar vdekjen e 843 personave, ndërsa humbja ekonomike përllogaritet rreth 490 milionë dollarë.

Qeveria kineze ka theksuar se shkak i këtyre shkatërrimeve kanë qenë ndryshimet e motit, stuhitë dhe tërmetet.

Top Channel