Berlusconi kërcënon ish-aleatët

21/08/2010 14:35

Kryeministri italian Silvio Berlusconi i ka lëshuar një kërcënim të hapur ish-aleatëve të koalicionit: ose ta mbështesin, ose të perballen këtë vit me zgjedhje të parakohshme.

Aleati i vjeter Xhanfranko Fini e braktisi Partine Populli i Lirise` ne muajin korrik pas mosmarreveshjeve te perseritura mbi politikat e ndjekura prej kryeministrit.

Kreu i qeverise italiane deklaroi se mund te kerkoje nje mocion besimi ne muajin shtator. Nese humbet, atehere do te nxise presidenti e republikes te kerkoje zgjedhje te reja, perpara skadimit te mandatit te qeverise se tij, qe perfundon ne 2013-ten.

Partia Populli i Lirise u krijua ne mars te 2009-tes, kur forza italia e Berlusconit ishte shkrire me aleancen nacionale te Finit. Por largimi i ketij te fundit shenoi dhe fundin e mazhorances se garantuar te kryeministrit ne parlament, duke e lene koalicionin e tij te qeverise i vetem me nacionalistet e Liges se Veriut.      

Top Channel