Berat, zjarr në një kodër pranë lagjes Kala

21/08/2010 14:10

Flakët e një zjarri të fuqishëm vazhdon të përparojnë në një kodër të mbjellë me pisha në lagjen Kala të qytetit të Beratit.

Flaket u pane nga kalimtare te rastit rreth ores 11:30 minuta te se shtunes, te cilet njoftuan repartin e zjarrfikeses te qytetit jugor per ndihme. Fillimisht vetem nje zjarrfikese mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes. Zjarri u mendua se do te ishte i permasave te vogla, por vatra e tij u zgjerua edhe per shkak se ne vendin ku ra zjarri ka patur dru te prere te lene aty prej kohesh si edhe pisha te djegura me pare dhe te rrezuara pertoke.

Zjarri pasi perfshiu nje siperfaqe të konsiderueshme me shkurre vazhdon te perparoje dhe flaket e tij ndihmohen edhe nga druret e shumte qe ndodhen ne kete koder. Ne ndihme kane shkuar edhe disa mjete zjarrefikse te tjera si edhe kerkuar ndihme nga rrethet afer Beratit. Ne ndihme jane kerkuar edhe forcat e ushtrise, punonjes te ndërmarjes se pyjeve, perfaqesues te qarkut si edhe banore te qytetit. Ende nuk dihen shkaqet e renies se ketij zjarri.

Top Channel