Ura e Matit, ndalohen mjetet mbi 8 ton

20/08/2010 14:30

Mjetet e tonazhit te larte mbi 8 ton nuk do te lejohen te kalojne pergjate aksit rrugor Skuraj -Burrel-Peshkopi.

Ndalimi i levizjes se ketyre automjeteve, vecanerisht ato te ngarkuara me lende minerale ka nisur prej disa ditesh nga policia e qarkullimit rrugor.

Sipas policise rrugore të gjitha subjektet e transportit, firmave të ndërtimit dhe subjektet prodhuese dhe transportuese të mineralit të kromit të minierës së Bulqizës, duhet të respektojnë me rigorozitet gjatë transportit, kriteret e ngarkesës duke respektuar kapacitetet mbajtëse të rrugës, pasi mos respektimi i tyre do të shoqërohet me penalitete.

Kjo masë e marrë nga Ministria e Transportit per te mbrojtur ne vecanti Uren e Matit ka sjelle pakenaqesi te shoferët e transportit të kromit të Minierës së Bulqizës, të cilët kane paralajmeruar proteste per bllokimin e urës.

Top Channel