SHBA: Pas një viti, Irani me bombë bërthamore

20/08/2010 08:10

Administrata amerikane i ka shprehur bindjen Izraelit se Iranit i duhet ende edhe një vit për të kompletuar programin bërthamor.

Disa funksionarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë treguar prova konkrete ndaj qeverisë së Tel Avivit se Irani po përballet me probleme të mëdha teknike në zhvillimin e projektit për ndërtimin e bombës bërthamore.

Me këto lëvizje, Obama shpreson të evitojë sulmin e njëanshëm të Izraelit ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Top Channel