Shën Petërburgu në black-out total

20/08/2010 18:45

Shën Petërburgu, qyteti i dytë më i madh i Rusisë pas Moskës, është zhytur në një black-out total që zgjati për më shumë se një orë.

Në të gjithë qytetin semaforët u fikën, trenat e metrove ndaluan në vend, radiot dhe radio-marrëset humbën sinjalin e shtëpitë mbetën pa energji elektrike.

Më e zgjatur mungesa e dritave ishte sidomos në zonën e Nevskit, arteria qendrore e Shën Petërburgut, si dhe një periferi.

Çudia është se në centralin bërthamor të qytetit, përgjegjës për furnizimin e tij me energji elektrike, nuk ka pasur asnjë difekt dhe zyrtarët thonë se kompleksi funksionon si normalisht.

Top Channel