Rama: Zbardhje grabitjes së pasurisë së shqiptarëve

20/08/2010 15:10

Kreu socialist Edi Rama ka deklaruar se me ardhjen në pushtet socialistet do të realizojnë transparencën më të madhe të 20 viteve të fundit për lejet koncensionare dhe për gjithcka ka të bëjë me grabitjen e pasurisë së shqiptareve nga bizneset e lidhura me politikën.

Rama u shpreh se kjo qeveri ka deshtuar me luften antikorrupsion, dhe akuzoi serish deputeten Albana Vokshi si shembullin tipik te perfitimeve per shkak te lidhjeve politike.

“Kemi nxjerrë ditët e fundit rastin e një deputeteje të Partisë Demokratike që është e lidhur jo thjesht politikisht me kryeministrin. Ky nuk është rasti i vetëm.Së shpejti kur te kemi mbledhur të dhënat faktuese, do të publikojmë një tjetër rast brenda qeverisë i lodhur me oktapodin e koncensioneve të pasurisë publike. Ne do të bëjmë një transparencë që nuk është bërë kurrë në 20 vjet dhe do të zhbëjmë cdo gjë që lidhet me tjetërsimin e pasurisë në dëm të interesit publik dhe në dëm të interesit privat”, tha Rama.

Sipas tij, djegia e fletëve të votimit do të ishte hedhje në erë e cdo ure për komunikimin me pushtetin aktual që do ta thellonte në mënyrë eksponenciale krizen.

Top Channel