Pranga kreut të Kalasë së Dodës

20/08/2010 15:15

Dilte kundra në vendimet që kryetari i komunes së Kalasë së Dodes donte të merrte në këshillin komunar dhe e transferojnë me banim në Kamëz që të humbte të drejtën e këshilltarit.(UPDATE)

Policia e Tiranes gjate nje njoftimi per shtyp sqaroi se ka arrestuar mengjesin e se premtes kryetarin e komunes se Kalase se Dodes, 43-vjecarin Bajram Himallari, nen akuzen e shperdorimit te detyres, te falsifikimit te vulave dhe stampave,  si edhe falsifikimit te akteve te gjendjes civile.

Himallari ka falsifikuar dokumentacionin e njerit prej anetareve te keshillit komunar, duke e regjistruar ate si banor te bashkise se Kamzes. Kjo per faktin se, ky keshilltar i dilte kundra ne vendimet qe ai donte te merrte ne kete keshill.

Keshilltari Aldi Hoxha, banues ne fshatin Radomir te Dibres, ka bere kallazimin penal ne prokurorine e Tiranes. Pas hetimeve paraprake, prokuroria vendosi te ndjeke penalisht edhe dy punonjes te gjendjes civile nje te bashkise se Kamzës dhe nje te komunes se Kalase se Dodes, si edhe kryeplakun e fshatit Laknas te Tiranes.

Top Channel