Ndotja, paralajmërimi i Mediut

20/08/2010 14:25

Subjektet që ushtrojnë aktivitet pa leje mjedisore kanë afat vetëm 15 ditë për t’u pajisur me të, në rast të kundërt agjensitë rajonale të mjedisit do t’i gjobisin,bllokojnë apo do të kërkojnë ndjekje penale sipas rastit.

“Agjencitë, në bashkëpunim me zyrat e tatimeve, të evidentojnë të gjitha subjektet private që zhvillojnë aktivitetet në zonën e tyre dhe të shohin nëse kanë leje mjedisore. T’u japin mundësi subjkeve për t’u dhënë leje mjedisore për 15 ditë. Në rast të kundërt të bëjnë pezullimin e aktivitetit të tyre dhe më pas edhe procedimin penal”, u shpreh Mediu.

Te gjitha subjeket me impakt te madh ne ndotjen e mejdisit do te kalojne ne siten e agjensive rajonale  qofshin me apo pa leje, me qellim per te verifikuara respektimin e kritereve te percaktuara nga mjedisi. Ministri Mediu ka permendur me emer si fabrikat e cimentos por edhe shoqerite e naftes si: ‘Armo’, ‘Albetrol’, ‘Stream Oil’, industrite kimike deri tek fermat e rritjes se kafsheve.Nga ana tjeter Mediu u kerkon te gjitha bashkive dhe komunave ne zone turistike te vendosin nje takse specifike si per vendasit ashtu edhe per turistet e huaj.

“Ju bëj thirrje kryetarëve të bashkive dhe komunave, sidomos në zonat turistike që të nisin të diskutojnë për një taksë që duhet të vendoset sidomos në zonat turistike për të gjithë rezidencialet apo për të ata vijnë në periudha të përkohshme”, tha Mediu.

Ne takim me kreret e agjensive rajonale te mjedisit Mediu i kerkon Keshillit Kombetar te Ujerave  te marre vendim per largimin e linjave te shfrytezimit te inerteve ne shtreterit e lumenjve,pasi kane krijuar probleme te medha mjedisore. Nderkohë aksionet e nisura per prerjen e tubacioneve qe shkarkojne ujerat e zeza ne det do te vazhdojne pergjate gjithe vijes detare, nga Velipoja deri ne Sarande.

Top Channel