Lindje e Mesme, dialogu prej 2 shtatorit

20/08/2010 18:00

Nga dy shtatori do të rifillojnë në Shtëpinë e Bardhë bisedimet mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez. Lajmin e ka bërë të ditur sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Objektivi i administratës amerikane është “të zgjidhë brenda një viti çështjen e statusit final” mes Izraelit dhe palestinezëve.

Negociatat për paqen mund të rifillojnë pas një nderprerjeje prej dhjetorit të 2008-ës.

New York Times kishte paraprirë lajmin se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas priteshin në Uashington në fillim të shtatorit, me ftesë të presidentit amerikan Barack Obama.

Top Channel