Koman, nis pastrimi i basenit

20/08/2010 14:50

Për herë të parë korporata Elektro Energjitike Shqiptare ka nisur pastrimin e basenit te hidrocentralit te Komanit.

Ne nje thellesi ujore prej 27 metrash polumbare te KESH-it dhe te forcave detare punojne per te nxjerre jasht liqenit lenden drusore e depozituar prane portave te turbinave. Mbeturinat arrijnë deri ne 10 metra dhe puna paraqet nje rrezikshmeri ta larte per shkak te kohes nen uje dhe temperaturave te ulta.

4 polumbare zhyten me turne 90 minuteshe nga 1 here secili, nderkohe nje ekip pjekesor vezhgon porcesin nga afer. Zhytjet do te vazhdojne edhe per nje muaj deri sa te hiqen te gjitha mbeturinat.

Nderhyrja behet per te rritur eficensen e hidrocentralit te Komanit. Po ne kete te fundit po behet remonti i agregateve, nderkohe qe sipas Drejtorit te Pergjithshëm te KESH, Engjell Zeqo keto investime do te rrisin rendimentin.

Njekosisht KESH po bashkepunom me banken boterore per projektin e sigurimit te digave, i cili do te rrisi sigurine dhe do ule impaktin ne mjedis te derdhjeve nga hidrocentralet.

Top Channel