Francë, sot riatdhesohen edhe 139 romë

20/08/2010 09:50

Franca do të riatdhesojë ditën e sotme edhe 139 romë të tjerë për në Bullgari në bazë të formulës së rikthimit vullnetar.

Ministri i Emigracionit, Eric Besson ka theksuar se edhe në datën 26 gusht do të nisen 160 persona të tjerë për në vendin e tyre të lindjes, cka do të thotë se në fund të muajit, numri i romëve të riatdhesuar do të jetë rreth 850.

Për rikthimin vullnetar, romët kanë marrë nga 300 euro cdo person për të rriturit dhe 100 euro për fëmijët.  

Top Channel