Dibër, pranga kreut të komunës Kala e Dodës

20/08/2010 10:35

Një operacion policor ka vënë në pranga kreun e komunës së Kalasë së Dodës, Bajram Himallari në qarkun e Dibrës me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen edhe zyrtarë të tjerë vendorë. Kështu nëpunësi i Gjendjes Civile Mevlan Hasamati,kryeplaku në komunës Laknas-Kamëz Abaz Lama, A.H specialiste në Bashkinë e Kamzës do të procedohen në gjendje të lirë.

Këta persona në hetim akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Top Channel