Sherr mes të rinjve, 4 të plagosur

19/08/2010 08:15

Një grup të rinjsh dhe adoleshentë janë përleshur mes tyre dhe kanë përdorur armë të ftohta dhe thika duke plagosur njeri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Don Bosko, në Tiranë.

Policia është lajmëruar nga banorët e zonës të cilët kanë parë dy grupe të rinjsh të cilët janë perleshur mes tyre dhe kanë nisur të godasin njëri-tjetrin me thika.

Katër është numri i të plagosurve, dy nga të cilëve me plagë më të rënda. Ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak me urgjencë.

Pas dy të parëve në spital janë dërguar edhe dy vëllezër të cilët janë plagosur në të njëjtën ngjarje.

Ata janë shoqëruar nga policia për shkak se i përkisnin dy grupeve kundërshtare.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një zënke në një nga lokalet e zonës.

Top Channel