SHBA, deficiti federal 1.342 miliardë

19/08/2010 18:55

Deficiti i bilancit federal amerikan gjatë vitit 2010 llogaritet të jetë 1.342 miliardë dollarë.

Një e dhënë që llogaritet të jetë më e ulët në krahasim me një vit më parë ku deficiti ka rezultuar 1.368 miliardë dollarë.

Lajmin e bën të ditur televizioni amerikan Cnbc që citon të dhënat e Congressional Budget Office (Cbo), organizëm i pavarur, i ngarkuar nga qeveria amerikane për analizat ekonomike dhe ndihmën që duhet t’u japë parlamentarëve në politikat fiskale.

Top Channel