Sejdini letër kryeministrit për ndotjen

19/08/2010 16:00

Djegia e plehrave ne fushe ne qytetin e Elbasanit eshte kthyer në një shqetesim serioz për banorët dhe drejtuesit lokal të ketij qyteti.

Kryetari i bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini ne nje leter deguar kryeministrit Berisha ministrit te Ekonomise, ministrit te Transportit,  atij te Mjedisit dhe deputeteve te qarkut u ka kerkuar te nderhyhet menjehere per rikuperimin e ketij problemi qe pervec ndotjes se ajrit po shkakton cdo dite e me shume probleme shendetesore te banoreve te ketij qyteti.

Sipas Sejdinit edhe pse prej 3 vjetesh kane vazhduar perpjekjet e bashkise per te evituar kete problem , zgjidhja perfundimtare e kesaj ceshtjeje del jashte kompetencave te saj dhe kerkon nderhyrjen e qeverise .

Kreu i bashkise Elbasan thote se edhe pse prej 3 vjetesh kerkesat per ndihme drejtuar qeverise kane qene te vazhdueshme, vazhdon mos te kete asnje pergjigje per zgjidhjen e ketij problemi .

 

Top Channel