Nisin punimet për godinën e Agjencisë së Trafikut Ajror

19/08/2010 12:55

Agjencia Kombetare e Trafikut Ajror ka nisur punimet për ndërtimin e godinës së re dhe të kullës së kontrollit.

Dyfishimi i numrit të pasagjerëve dhe rritja e lëvizjes së avionëve në hapësiren ajrore shqiptare ka bërë të nevojshme shtimin e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore te agjencise.

Ky investim kap shifren e 12 milion eurove.Sipas te dhenave te agjencise qe nga viti 2005 deri tani eshte dyfishuar numri i pasagjereve duke arritur ne 1 milionë e 400 mijë, ndërsa është dyfishuar numri i uljeve e ngritjeve ne aeroportin e Rinasit, si dhe jane rritur me 40 % mbikalimet ne hapësiren ajrore shqiptare.

Me ndertimin e godines se re dhe te kulles pritet qe Agjensia Kombetare e Trafikut ajror te perballojë dyfishin e kapaciteteve aktuale.

Top Channel