Madrid, mbërrijnë edhe 2 të burgosur kubanezë

19/08/2010 21:00

Dy të burgosur të tjerë politikë kubanezë kanë mbërritur në Madrid.

Gazetari 44 vjecar Juan Carlos Herrera dhe 47 vjecari Fabio Pireto Llorente, shkelën tokën spanjolle ditën e sotme, ndërsa gazetari tjetër 61 vjecar Juan Adolfo Fernandez pritet të mbërrijë nesër.

Me të ardhurit e fundit në Madrid, numri i të burgosurve politikë të Havanës që janë pritur nga Spanja shkon në 26. Marrëveshja për lirimin e tyre u arrit nga Kuba dhe Kisha Katolike.

Top Channel