Letra e Gordon, Meta refuzon komentet

19/08/2010 15:50

Pasi Top Channel bëri publike përmbajtjen e një letre dërguar sekretares së shtetit Hillari Kliton me ankesa ndaj ambasadorit Withers, përgjigjja e ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta, ishte se ‘nuk ka patur asnjë letër zyrtare drejtuar cidlitdo shtet jashte per t’u ankuar per ndonje ambasador apo ndonje diplomat këtu ne Shqiperi’.

Në vijim Top Channel mundi të shtjerë në dorë një kopje të përgjigjes që ndihmës Sekretari për Cështjet Europiane Filip Gordon i dërgoi ministrit Meta. Nga paragrafi i parë i përgjigjes del qartë se ministri Meta i ka dërguar një letër sekretares Klinton më datë 27 maj. Në këtë dalje të re përpara mediave, i lutur të zbulonte detaje të letrës së tij, apo të ankesave që qeveria shqiptare kishte ndaj ambasdorit Withers, ministri Meta dha këtë përgjigje:

“Nuk merrem me historine e Kim Philby-t, qe eshte personazh i vitit 50-60. Philby-n mbajeni në bibliotekën tuaj se është personazh interesant”.

Po kush ishte Kim Philby? Me emrin e vërtetë Harold Adrian Russel Philby, ai është ndoshta më i famshmi agjent i dyfishtë i Luftës së Ftohtë. Shtetas britanik dhe përgjegjës për sektorin antisovjetik të MI6, Kim Philby punoi tërë jetën për llogari të KGB-së.

Ishte ai, që pasi mori nga CIA informacione për operacionin Venona, ia kaloi ato sovjetikëve. Kështu, nga viti 49 deri në vitin 51 të tëra përpjekjet e CIA dhe të MI6 për të organizuar një kryengritje antikomuniste në Shqipëri, dështuan me sukses.

Sigurimi shqiptar ishte gjithmonë në dijeni në zbarkimit të trupave antikomuniste, në sajë të KGB-së, që ishte e informuar në sajë të Kim Philby-t. I strehuar përfundimisht në Bashkimin Sovjetik në vitin 63, Kim Philby u nderua me udhërin e Heroit të Bashkimit Sovjetik dhe pulla poste me imazhin e tij u emetuan nga posta sovjetike.

Pyetja është se ku qëndron ngjashmëria e Kim Philby-t me Top Channel? Cilet jane sovjetiket, meqenese amerikanet dihen?

Top Channel