Kinë, shpërthim në Xinjiang, 7 të vdekur

19/08/2010 08:50

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur në Aksu, në rajonin kinez të Xinjiang, pas shpërthimit të një mjeti me tre rrota.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Kina e Re pa dhënë detaje të tjera.

Xinjiang, atdheu i minorancës etnike të ujgurëve, ka qenë në 2009-ën teatër i përleshjeve të dhunshme mes ujgurëve dhe emigrantëve kinezë dukë shkaktuar vdekjen e pothuajse 200 personave.

Top Channel