Franca përjashton imamin e Parisit

19/08/2010 21:45

Ministria e Brendshme e Francës ka përjashtuar nga vendi drejt Egjiptit një imam integralist, i cili ishte kthyer në vendin e tij edhe në muajin janar.

Bëhet fjalë për Ali Ibrahim el Soudany, ish imam i xhamisë së Hamza di Pantin në Paris. Ai u largua nga Parisi me një avion. “Bëhet fjalë për një predikues të urrejtjes”, tha ministri Brice Hortefeux duke njoftuar përjashtimin e menjëhershëm të imamit.

Që prej vitit 2002, Franca ka përjashtuar 125 myzlimanë dhe 29 imamë.

Top Channel