Vlorë, banorët e Babicës bllokojnë rrugën
18/08/2010 10:00
Banorët e fshatit Babicë në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e ujit të pijshëm.
Për 30 minuta me radhë ata kanë bllokuar rrugën nacionale dhe kanë kërkuar masat e menjëhershme nga zyrtarët për të zgjidhur këtë problem të tyre.
Banorët e Babicës thonë se prej 6 muajsh ata nuk furnizohen me ujë të pijshëm.
Top Channel