Tepelenë, arrestohet, dhunoi punonjësen e “Aleat”

18/08/2010 09:30

Një person është arrestuar në Tepelenë pasi dhunoi punonjësen e kompanisë së prodhimit të pasaportave biometrike.

Shtetasi Kastriot Meta dhunoi punonjësen e kompanisë “Aleat” në bashki, për motive ende të pasqaruara.

Policia ndaloi Metën dhe ndaj tij ka nisur procedimin penal. Punonjësja nuk ka pësuar dëmtime të rënda në trup.

Top Channel