Shqiptari arratiset për të bërë vrap

18/08/2010 16:40

Ka thyer arrestin shtëpiak për të bërë vrap në park. Protagonist i ngjarjes së pazakont është një shqiptar, 39 vjeç, i cili është arrestuar më pas nga karabinierët e Reggio Emilia, në Itali.

39 vjeçari, i cili ka qenë i dënuar me arrest shtëpie për krime që lidhen me lëndët narkotike, ishte autorizuar të dilte nga shtëpia vetëm në ditët e paracaktuara, nga ora 10 deri në 12:30, por në një kontroll të karabinierëve nuk ishte prezent.

Pas kërkimeve ushtarakët e gjetën në një park aty afër teksa bënte vrap.

Ky nuk është rasti i parë që shqiptari thyente rregullat, më parë ai kishte dalë për të bërë pazarin.

Top Channel