PS: Punime rrugësh në kulmin e sezonit

18/08/2010 14:55

Partia Socialiste nuk mendon se niveli i turistëve këtë vit ka qenë më i lartë se cdo vit tjetër.

Deputetja Mimi Kodheli tha se kryeministri numëron për turistë, çdo qytetar shqiptar apo të huaj që kthehet nga emigracioni apo që tranziton në Shqipëri, për arsye që në fakt nuk kanë asnjë lidhje me turizmin. Sipas Partisë Socialiste, nëse turizmi do të ishte vërtet përparësi, duheshin ndërmarrë disa hapa që do të siguronin në rradhë të parë sigurinë rrugore.

Por këtë vit, thotë zonja Kodheli, qeveria ka vendosur të lejojë punimet në disa arterie kyçe të rrugëve të vendit, duke vështirësuar lëvizjen dhe krijuar premisat për aksidente.

“Segmente si Durrës-Kavajë, Ballsh-Tepelenë, apo Gjirokastër-Sarandë në këtë kohë kanë lëvizjen e tyre më të ngjeshur. Punimet duhet të ishin përshpejtuar më parë, e ndaluar në muajin Gusht për të lehtësuar lëvizjen e turistëve. Për të mos përmendur pastaj akse si ai Fier-Vlorë, ku nuk është hedhur as edhe një lopatë apo  riparuar një rrugë që po shndërrohet në rrezik jete të të gjithë turistëve që udhëtojnë në Jug”, tha Kodheli.

Sipas Partisë Socialiste realiteti i turizmit shqiptar lë shumë për të dëshiruar.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA